Për shkak të një shpërthimi të fuqishëm në ngrohtoren e Podolskit në jug të Moskës, 24 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje në ditët ku temperaturat në këtë vend kanë rënë nën zero.
E shpërthimin e fuqishëm e ka filmuar një shofer që kishte të vendosur kamerë në pasqyrë, dhe kishte filmuar udhëtimin e tij.
Pas topit të zjarrtë që u shfaq në qiell dhe resë me tym të zi, besohet se shpërthimi ka ndodhur rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit rus.
Mediat lokale raportojnë se policia ka filluar hetimet, dhe të konstatojnë shkakun që qoi deri te shpërthimi i fuqishëm.
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.