Personi më i pasur në Hong Kong ka dhuruar afro 18 milionë dollarë ndihmë për qytetin kinez Wuhan, me qëllim që të lufton coronavirusi.
Fondacioni i biznesmenin 91-vjeç Li Ka Shing, i ka dhuruar qytetit kinez Wuhan, 17.87 milionë dollarë, kurse këto para do të shpërndahen përmes kryqit të kuq të Kinës, transmeton Reporteri.net.
Përveç kësaj, fondacioni ka siguruar edhe mjete për blerjen e pajisjeve medicinale për punonjësit shëndetësor të Hong Kongut dhe Wuhanit. Pasuria e Li Ka Shingut vlerësohet të jetë rreth 28.3 miliardë dollarë.
Coronavirusi gjatë fundit të vitit të kaluar u shfaq dhe përhap shpejtë në qytetin kinez Wuhan, kurse raste me të infektuar janë konfirmuar në më shumë se 20 vende të ndryshme të botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje rreziku në nivel global, derisa një numër i aviokompanive kanë anuluar fluturimet në drejtim të Kinës./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.