Një termet i fortë ka goditur brigjet e Japonisë afër Fukushima, nëntë vjet pasi një cunami shkatërrues goditi zonën.


Tërmeti me magnitudë 5.2 shkallë të Rihterit goditi sot më shumë se 80.4672 larg Fukushima, e cila është shtëpia e 300 mijë njerëzve, transmeton Reporteri.net.

Nuk pati paralajmërime se kjo zonë do të goditet nga tërmeti, por u ndje nga banorët e Fukushimas.

Reklamë

Dëshmitarët thanë që ata kishin ndjerë një tronditje të gjatë prej 10 sekondave, rreth orës 7:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Asnjë paralajmërim për cunami nuk është vendosur nga agjensia meteorologjike e Japonisë.

Instituti sizmiologjik i SHBA-së tha që tërmeti i sotëm kishte goditur në një thellësi prej rreth 80 kilometra nën det.

Në vitin 2011, Fukushima ishte vendi i katastrofës më të rëndë bërthamore në botë që nga Çernobili, kur një tërmet me madhësi 9.1 shkaktoi një tsunami.

Efektet u ndjenë në të gjithë botën, nga Norvegjia në Antarktidë.

Reklamë

U deshën shumë vite që Japonia të rimëkëmbej./Reporteri/