×
  • Lajme
  • Botë

    Republika Serbe ka vendosur për dalje nga Bosnja

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 15:14

    Republika Serbe ka paralajmëruar daljen e saj nga Bosnja e Hercegovina.


    Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë sot se Republika Serbe është nisur në rrugën e daljes nga Bosnjë e Hercegovina dhe nuk ka kthim prapa.

    Ne do të bëjmë dhe nuk mund të na ndalin as SHBA-të e askush tjetër, sepse mendojmë se marrëveshja e Dejtonit është e shkatërruar, mbi të gjitha me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Dodik para gazetarëve në Sarajevë, raportojnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.

    Koha është, siç ka thënë ai, të dëshmohet se sa seriozisht e ka Republika Serbe në qëllimin e saj duke thënë se ata duhet të vendosin mes dy gjërave, një prej tyre është t’i lejojë vetes të zhduket në qetësi dhe të jetë pjesë e ndonjë pakoje të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.

    Në fazën e parë do të realizohej nëpërmjet përfaqësusve të lartë dhe qëllimit për arritjen e zgjidhjes, e tani e bëjnë nëpërmjet gjykatës kushtetuese, duke dashur ta mbrojnë me arsyetimin e sundimit të ligjit. Nëse do të bëhej fjalë vërtetë për sundimin e ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të huajve dhe ambasadave”, theksoi ai./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!