×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet biblioteka digjitale në Prishtinë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 12:55

    Bibliotekat digjitale, ndër zhvillimet më të fundit bibliotekare të cilat arrijnë t’i mbrojnë materialet që i posedojnë dhe t’i bëjnë të qasshme për të gjithë, tashmë zuri vend edhe në Prishtinë.


    Tashmë do të fillojë puna për digjitalizimin e librave, gazetave dhe revistave, dorëshkrimeve manuale, doracakëve e fletushkave dhe teksteve të programeve shkollore – materiale të domosdoshme për digjitalizim.

    Hapja solemne e bibliotekës digjitale u bë sot në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.

    I pranishëm në hapje të bibliotekës digjitale ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i cili u shpreh se dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijës.

    “Lansimi i bibliotekës digjitale është me rendësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime”, tha Veseli.

    Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.

    Një fjalë rasti e tha edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku. Ai u shpreh se Java e Bibliotekës synon vetëdijesimin e të gjithëve për biblioteka.

    Kështu tha në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila është bërë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!