Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.


Ky takim u bë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna serbe në veri të Kosovës, transmeton Reporteri.net.

Në takimin në Pallatin “Serbia” po marrin pjesë 137 përfaqësues të serbëve nga e gjithë Kosova, si dhe Drejtori i  të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.

Reklamë

Ndryshe zyrtarët e Listës Serbe sot kanë udhëtuar në Beograd që të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për t’u konsultuar rreth pjesëmarrjes ose jo në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të shpallura nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Detaje të tjera nga ky takim nuk janë publikuar ende. /Reporteri.net.