Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Ky takim u bë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna serbe në veri të Kosovës nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Pas këtij, takimi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se kuptimi i gjithçkaje që po bëjnë shqiptarët e Kosovës është t’i privojnë serbët e Kosovës nga e drejta për të menduar lirshëm, t’i kenë mendimet e tyre dhe ta përmendin shtetin e tyre Serbinë. “Kjo është esenca e gjithçkaje. Prandaj po zhvillohet në fushatë e tillë kundër Listës Serbe dhe prandaj zgjedhjet lokale janë thirrur në veri”, u shpreh Vuçiq, transmeton Reporteri.net.
Vuçiq po ashtu konfirmoi sot se më 29 prill do ti përgjigjet ftesës Gjermanisë dhe të Francës për t’u takuar me përfaqësuesit e Prishtinës në Berlin.
Vuçiq në konferencën për shtyp konfirmoi se është ftuar në Berlin së bashku me Kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj gjithashtu janë të ftuar. /Reporteri.net