Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kohën e fundit e ka marrë seriozisht formën fizike.


Pasi doli të ngjitet maleve të dielën, ai sot ka vrapuar rreth 20 kilometra, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Haradinaj ka thënë se sot në rrethinën e Pejës ka bërë një vrap gjysmë-maratonik, duke bërë të ditur se po përgatitet për të marrë pjesë në maratonë. Haradinaj është vrapues i shpeshtë i maratonave.

“Një vrapim gjysmë-maratonik me mbi 19 kilometra distancë!”, ka shkruar ish-kryeministrit.

Ndryshe, Haradinaj është një prej liderëve që më së shpeshti del për vrap e ecje malore, duke mos hezituar t’i tregojë muskujt./Reporteri.net


Reklamë