Policia e Kosovës ka ndaluar dy të dyshuar në Rahovec pasi të njëjtit në Facebook kanë postuar foto me armë.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe një karabinë e kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.