Shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi, ka akuzuar të tjerët se po bëjnë propagandë lidhur me ikjet e të rinjve nga Kosova.
Siç ka thënë ai, për të ndalur këtë fluks nuk duhet të bëhet propagandë, por të ofrohet ide creative, shkruan Reporteri.net
“Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë që veç stimulon ikjen, por duhet që këtu të ipen ide qe ndalojnë këtë dukuri”, ka thënë Isufi në Kuvend.
Isufi ka pranuar se janë shtuar radhët në ambasadat e shteteve të huaja në Kosovë, mirëpo ai ka thënë se kjo po bëhet nga njerëz që duan të studiojnë dhe që kërkojnë një jetë më të mirë.
“Tani është një mënyrë tjetër e shkuarjes jashtë, që bëhet përmes kërkesës për viza në ambasada, për një jetë më të mirë, për studim. E mira do të ishte të krijojmë kushte në Kosovë që ata të kthehen në vendin e vet, por duhet ide kreative se si të dalim nga kjo gjendje”, ka shtuar deputeti i AAK-së.
Sidoqoftë, diskutimi në Kuvend lidhur me ikjet e të rinjve po vazhdon me akuza të ndërsjella: Opozita po akuzon Qeverinë si shkaktar të pakënaqësisë që po sjell ikjen, ndërkohë që Qeveria po e akuzon opozitën për propagandë.
Ndryshe, javët e fundit është raportuar se është rikthyer fluksi i ikjeve nga Kosova, sidomos në komuna si Kamenica, Podujeva e Gjilani./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.