Kartoni i kuq që mori në ndeshjen ndaj Barcelonës i ka kushtuar rëndë sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa, i cili e ka mbyllur para kohe sezonin ne La Liga.
30-vjeçari u pezullua 8 ndeshje për sjelljen e tij të pahijshme ndaj gjyqtarit në momentin që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Barçës.
Nga mikrofoni, me të cilin arbitri kryesor komunikoi me arbitrat e tjerë, është regjistruar zëri i Diego Costas që ofendon rëndë gjyqtarin. Ky regjistrim është prova që ka ndikuar në dënimin e rëndë të lojtarit. Diego Costa është gjobitur gjithashtu 3500 euro, ndërsa klubi i Atleticos 1400 euro.
Në këtë dënim ka rënduar, veç ofendimit, dhe fakti qe Costa ka prekur gjyqtarin disa herë gjatë sfidës tek krahu si për ta ndalur në vendimet që Gil Manzano do të merrte.
Këto gjeste nuk lejohen në Spanjë. Kujtojmë që Cristiano Ronaldo, 1 vit më parë, u dënua me 5 ndeshje pezullim vetëm sepse duartrokiti për të ironizuar një vendim të arbitrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.