Një aeroplan që është nisur nga Cyrihu për të ardhur në Prishtinë është kthyer prapë.
Aeroplani ishte nisur në orën 17:00 dhe është detyruar të aterojë pas 20 minutave, që fillimisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të defekteve, njofton Klan Kosova.
Malësia Reisen ka qenë agjencioni me të cilën janë nisur udhëtarët.
Nga kjo kompani e konfirmuan për klankosova.tv kthimin e aeroplanit.
“Agjencioni ka qenë Malësia Reisen, ndërsa aeroplani ka qenë i kompanisë Swiss Airlines. Të gjithë udhëtarët janë akomoduar në hotel”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.