×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi në Bruksel takohet me Tusk dhe Hahn

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 15:48

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.


    Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga Presidenca e Kosovës.

    Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

    Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

    Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!