×
  • Lajme
  • Lajme

    Qentë po rrezikojnë studentët në hapësirat e UP-së, kërkohet të merren masa

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 21:53

    Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP), shprehet e shqetësuar për rastin e studentit, Valdrin Januzi, i cili para pak ditësh u sulmua nga qentë, shkruan Reporteri.net.


    PS-UP kërkon urgjentisht nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa ndaj qenve dhe t’i largojë ata nga hapësirat e universitetit, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e studentëve.

    Njoftimi i plotë:

    Rrezikimi i jetës së studentëve nga qentë në hapësirat e Universitetit të Prishtinës është problem i kamotshëm dhe fatkeqësisht Valdrini nuk do të jetë studenti i fundit i lënduar, deri sa ky problem të mos zgjidhet.

    Andaj, PS-UP kërkon urgjentisht nga Komuna e Prishtinës që të marrë masa ndaj qenve dhe t’i largojë ata nga hapësirat e universitetit, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e studentëve.

    Duke vëzhguar këtë fenomen tash e një kohë të gjatë, PS-UP kërkon nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës rrethimin e Kampusit Universitar, për t’u shmangur probleme të tilla. Me këtë kërkesë organizata vitin e kaluar i ishte drejtuar Parlamentit Studentor, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh.

    Kështu që, Universiteti i Prishtinës së bashku me Komunën e Prishtinës, ftohen që të reflektojnë dhe të largojnë këtë rrezik që po i kanoset studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

    Urojmë që ky problem të zgjidhet një herë e përgjithmonë, ndërsa studentit i dëshirojmë shërim të shpejtë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!