Laboratori në qendër të vëzhgimit mbi pandeminë ka realizuar hulumtime mbi lakuriqët nga shpella, për të cilët shkencëtarët besojnë se janë burimi origjinal i koronavirusit.
Dokumentet e marra nga The Mail të dielën tregojnë se Instituti i Virologjisë në Wuhan realizoi eksperimente të koronavirusit mbi gjitarë të kapur në Yunnan – financuar nga një grant prej 3.7 milionë dollarësh nga qeveria amerikane, transmeton lajmi.net.
Sekuencimi i gjenomit Covid-19 ka çuar shkencëtarët të gjurmojnë atë tek lakuriqët që gjenden në shpellat e Yunnan.
Burime të larta të qeverisë dhe institute botërore të shëndetësisë thanë se këshillat shkencorë bënë me dije që virusi së pari u transmetua tek njerëzit nga një treg i kafshëve të egra në Wuhan.
Tani The Mail të dielën ka mësuar se shkencëtarët eksperimentuan në lakuriqë si pjesë e një projekti të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA, i cili vazhdon të licencojë laboratorin Wuhan për të marrë para amerikane për eksperimente.
Kjo gjetje ka rrëzuar supozimet e mëparshme se COVID-19 mund të jetë një “bio-armë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.