Qentë mund t’i bashkohen luftës së parandalimit të përhapjes së coronavirusit tek njerëzit – veçanërisht atyre që janë pa simptoma, thonë një ekip studiesish nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për shkak të nevojës urgjente për testimin nga coronavirusi, përgatitjet për të trajnuar qen për të zbuluar bartje asimptomatike të virusit, kanë filluar dhe mund të jenë gati në gjashtë javë.
“Ne e dimë se sëmundjet kanë erë, përfshirë ato të frymëmarrjes siç është gripi – dhe ato aroma janë në të vërtetë të dallueshme. Ekziston një shans shumë më i mirë që COVID-19 të ketë një erë specifike, dhe besoj që qentë do të jenë në gjendje ta mësojnë e më pas ta zbulojnë atë”, tha kreu i Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve të LSHTM, James Logan.
Qentë kanë një sens shumë të zhvilluar të nuhatjes dhe janë në gjendje të nuhasin ndryshimet delikate në temperaturën e lëkurës – ata tashmë janë mësuar të diagnostikojnë kushte të ndryshme mjekësore te njerëzit si malarja, diabeti, sëmundja e Parkinsonit dhe kanceri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.