Trajtimi i kafshëve në kopshtet zoologjike në Shqipëri vihet sërish në fokus të medieve britanike.
Në një shkrim të tabloidit të njohur “Daily Mail” shkruhet se luanët u shpëtuan nga ai që mund të quhej “Kopshti zoologjik më i keq i Europës” në jug të vendit, por sërish mbahen në kushte të mjerueshme.
Sipas medias britanike edhe kopshti zoologjik i Tiranës është një “burg për kafshët”.
Organizata “Four Paws” që u përfshi në operacionin për shpëtimin e kafshëve thotë se ka dështuar në përpjekjet për nxjerrjen e luanëve jashtë Shqipërisë dhe për t’i dërguar atë në Afrikë sepse autoritetet refuzojnë të lëshojnë dokumentacionin përkatës.
“Pronari i kopshtit zoologjik ku ishin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit. Derisa kjo çështje të zgjidhet nga gjykata, kafshët do qëndrojnë në Shqipëri. Kjo mund të zgjasë së paku në shtator”, shkruan Daily Mail.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.