Banesa e avokatit Edmond Saliu në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa avokati Edmond Saliu ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur rreth 350 milionë lekë.
Ai thotë se paratë kanë qenë në valuta të ndryshme, lëkë, dollarë, euro si dhe letra me vlerë.
Avokati është shprehur në polici se i kanë marrë kasafortën që mbahej me çeles.
Nga ana e saj Policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të banesës.
Sipas Policisë së Durrësit dyshohet se vjedhja të jetë kryer nga persona të afërm të familjes, ku autorët mund të kenë hyrë me çelës, kanë vjedhur kasafortën dhe më pas janë larguar.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.