×
  • Extra
  • Extra

    Nuk mundën të bëjnë dasmë, çifti i porsamartuar bëjnë xhiro me motoçikletë nëpër rrugët e Prishtinës

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 14:02

    Situata me koronavirus i ka privuar shumë çifte nga dita më e lumtur e jetës së tyre, atë të martesës.


    Megjithatë, shumë prej tyre po tregojnë se jeta vazhdon edhe në kohë karantine dhe se momentet që vijnë një herë në jetë duhet të shijohen, shkruan Reporteri.

    Kësisoj një çift i porsamartuar nga Prishtina ka vendosur që pamundësi të dasmës të bëjnë një xhiro me motoçikletë nëpër rrugët e kryeqytetit, për të treguar se ndonëse pa zhurmë të madhe ata tashmë janë burrë e grua.

    Kujtojmë se me vendim të Qeverisë në Kosovë janë anuluar të gjitha tubimet, përfshirë këtu edhe ahengjet. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!