Deputetja dhe artistja Eliza Hoaxha do ta sjell galerinë në shtëpitë e juaja. Watch Party ekspozitë dhe performancë, me 25 Prill, në ora 20:00, në Facebook.
Në një njoftim në Facebook thuhet se ekspozita “Bëhu fytyra ime” – nga artistja Eliza Hoxha, shpalosë dimensionin artistik dhe human duke sjellë copëza të tregimeve, të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, të vendosura si deklarata në korniza boshe. “Ajo fton qe secili shikues, vrojtues ta perbrendesoj rrëfimin e viktimes dhe ta portretizoje atë duke ju dhënë kurajo qe ato te flasin dhe të jenë pjesë e jetës publike”, thuhet në njoftim.
Performanca “Pas asaj…” – artistet Agnes Nokshiqi dhe Mjellma Goranci Firzi sjellin ndërkaq një histori të plotë me ëndrra përmes lëvizjeve emocionuese dhe procesit të pikturimit në prapavijë.
Kjo ekspozitë dhe performance është mbajtur me 10 qershor, 2019, në festivalin FemArt 7, në Hotel Grand, ndërsa me 25.04.2020, në ora 20:00, do ta shfaqet online, këtu: KLIKO /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.