Autoritetet fetare në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se mjekët që merren me pacientë të infektuar me koronavirus janë të përjashtuar nga agjërimi i Ramazanit, ndërsa u bëjnë thirrje myslimanëve të luten në shtëpi.
Këshilli i Festave të Emirateve të Bashkuara Arabe tha në një deklaratë dje se myslimanët duhet të respektojnë rregullat e distancës shoqërore kur luten gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Lutjet në të gjitha xhamitë në vend janë pezulluar si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e Covid-19. “Mbledhjet e lutjeve mund të rrezikojnë jetën, një veprim që është rreptësisht i ndaluar në Islam,” thuhet në deklaratë.
Të Dielën, Autoriteti Suprem Fetar i Arabisë Saudite, Këshilli i Njerëzve të Mençur, u bëri thirrje myslimanëve në të gjithë botën të luten në shtëpi gjatë Ramazanit nëse vendet ku ata jetojnë kanë krijuar rregulla të distancës sociale kundër epidemisë së koronavirusit.
“Myslimanët duhet të shmangin grumbullimet sepse ato janë shkaku kryesor i përhapjes së sëmundjes (…) dhe ata duhet të kujtojnë se mbrojtja e jetës së njerëzve është një veprim i rëndësishëm që i afron ata me Zotin,” tha në një deklaratë Këshilli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.