×
  • Extra
  • Extra

    Dje iu nënshtrua një operimi, sot Thaçi ka festë – feston ditëlindjen e 52-të

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 8:16

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen. I pari i vendit sot mbush 52 vjet, pra ai u lind më 24 prill 1968.


    Është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt. Thaçi jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin Endritin.

    Hashim Thaçi është Presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili ka marrë detyrën më 12 dhjetor 2014.

    Thaçi ka qenë gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte ngritur në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai kishte shërbyer gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

    Kujtojmë se kohëve të fundit presidenti Thaçi kishte edhe disa probleme shëndetësore, për çka mbrëmë i është nënshtruar edhe një operimi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!