Për shumë kënd vendosja e maskës mund të jetë një veprim i thjeshtë , por jo për presidentin e Afrikë së Jugut.
Ai ka hasur vështirësi gjatë vënies së maskës pas një fjalimi ku theksonte rëndësinë e mbajtjes së tyre.
“Ne po u bëjmë thirrje të gjithë Afrikanëve të Jugut që të veshin një maskë për fytyrën, sa herë që të dilni nga shtëpia,” tha ai.
Por ajo që ishte menduar si një moment serioz, duke përçuar një mesazh për vendosjen e një maske, përpjekja e tij përfundoi në një gjest komik, duke mbuluar sytë ose duke mos arritur ta mbante maskën të vënë.
Pasi u përpoq për disa sekonda, Presidenti arriti ta veshë mbi fytyrën e tij dhe tha “faleminderit”.
U bë viral në mediat sociale hashtagjet #MaskOnChallenge dhe #CyrilMaskChallenge cka u kthyer në një trend në Twitter.
Presidenti e mori me humor këtë situatë dhe tha se do të hapte edhe një kanal televiziv ku do u mësonte njerëzve se si të veshin një maskë.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=45&v=myMa-QVBUc8&feature=emb_title
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.