×
  • Extra
  • Extra

    Ky është qeni i parë që është infektuar me koronavirus në SHBA, ja çfarë thonë studiuesit

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 8:27

    Qeni i një familjeje në Karolinën e Veriut mund të jetë i pari në Shtetet e Bashkuara që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, sipas studiuesëve.


    Tre anëtarë të familjes McClean u infektuan me Covid-19 muajin e kaluar. Sydney McClean, vajza e çiftit, ishte i vetmi anëtar i familjes që nuk tregoi asnjë simptomë.

    “Nga studiuesit, u zbulua se sasia e virusit tek qeni i quajtur Winston, ishte shumë e ulët prandaj ai nuk do të ishte një mekanizëm ose vektor i mundshëm i transmetimit të virusit te kafshët e tjera ose te njerëzit”, tha Chris Woods, kryesor hetuesi i studimit.

    Ekspertët kanë theksuar se nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake luajnë një rol në transmetimin e koronavirusit.

    Kafshët e tjera që kanë testuar pozitive deri tani janë:

    -Dy mace në New York

    -Tetë luanë dhe tigër në kopshtin zoologjik të Bronx

    -Dy qen nën karantinë në Hong Kong

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!