Pas këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi i cili e quajti serialin “Çka ka shpija” degjenerues, pati reagime të shumta edhe nga komuniteti artistik.
Reagim kishte edhe nga protagonisti dhe skenaristi i serialit, Naser Rafuna i cili kërkoi nga Dalipi që të mos e kritikojë artin.
Pas kësaj përmes një statusi në Facebook, reagoi aktori i njohur, Nëntor Fetiu, e këtij të fundit i doli në mbrojtje edhe aktori tjetër, Adhurim Demi, shkruan Reporteri.net.
Adhurimi që më parë ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija” tha se njerëzit që e shikojnë këtë serial janë të ulët artistikisht, prandaj kjo ishte një prej arsyeve pse ai u largua.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.