Policia e Kosovës nuk po i nxjerr gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria pa u larguar mediat.
Ata kanë urdhëruar gazetarët që të largohen nga perimetri që përfshin hapësirën e Aeroportit.
Një zyrtar policor u ka kumtuar gazetarëve se ka urdhër të largojë mediat nga hyrja.
Sidoqoftë, Reporteri.net më herët solli informacione ekskluzive për arritjen e dhjetëra grave dhe fëmijëve nga Siria.
Ndryshe, ata po mbahen në hapësirat e aeroportit, pas ardhjes nga Siria përmes Turqisë. /Reporteri.net/.
Ekskluzive: Kthehen në Kosovë disa gra dhe fëmijë të xhihadistëve të vrarë në Siri