Një nga kreatoret më të njohura të modës në vendin tonë, Diellza Krasniqi e njohur si “Dejzi” është duke e rritur aktivitetin e vet gjithnjë e më shumë në vend, por më shumë jashtë vendit.
Pas përfaqësimit të Kosovës në njërin nga eventet më të mëdha botërore të modës “Harbin Fashion Week”, gjatë vitit 2018, kërkesa për kreacionet e saj është rritur vazhdimisht.
Kësaj i ka ndimuar edhe fakti që me fustanat “Dejzi” janë veshur shumë personalitete të njohura të showbizit në vend dhe jashtë siq janë Nour Al Ghandour, Gizele Oliveira, Narin Ammara, Katja Glieson, Yalda Golsharifi, Carmella Rose, Tayna, Eni Koçi, Greta Koçi etj.
Diellza Krasniqi ka lindur më 10 shtator 1993 në Mitrovicë në një familje që e kanë traditë qepjen, andaj edhe formimi i saj ka qenë i lehtë. Për të avancuar dijet dhe kreativitetin Diellza ka bërë studimet e larta në Universitetin për Biznes dhe Teknologji “UBT” në Prishtinë.
Deri më tash Diellza ka prezantuar para publikut disa kolleksione si: Pralla, Mars 2016, Delphinium, Nëntor 2017, Galaxy, Janar 2018, Gradient, Maj 2018, By The Way, Nëntor 2018, Éternité, Dhjetor 2018, Bloom, Prill 2019, Énorme, Tetor 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.