Rudina Hajdari, do të krijojë një parti të re politike, “Bindja Demokratike”.
Pak ditë pasi paraljmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari, e cila u fut në politikë nga Lulzim Basha, në zgjedhjet e 2017, ka vendosur që të jetë lidere e një partie të re politike që synon të afroi afër vetes, shumë ish funksionarë të larguar nga Partia Demokratike.
Pjesë e partisë më të re potlike do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për Rudina Hajdarin. Televizioni Ora kontaktoi Patozin, por ai as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi lajmin për përfshirjen e tij në këtë forcë politike.
Nismëtarët e Partisë “Bindja Demokratike”, kanë nisur mbledhjen e 3 mijë firmave që nevojiten për të të regjistruar një forcë politike, ndërsa javën e ardhshme do ti drejtohen gjykatës dhe KQZ-së për tu regjistruar si subjekt garues.
Duket se afatet kohore e venë në sfidë Rudina Hajdarin, për tu regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të marten skadon afati kohorë për regjistrimin e subjeketeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.