Estrada dhe përfaqësuesit e hotelerisë, sot përmes një proteste që mbajtën para objektit të qeverisë kërkuan t’iu lejohet mbajtja e dasmave.
Këngëtari Labinot Tahiri një prej organizatorëve të protestës ndërsa ka folur për protestën ka thënë për Reporteri.net se disa kolegë këngëtarë edhe pse kishin konfirmuar pjesëmarrjen nuk e mbajtën fjalën.
“Nuk e kam prit që nuk kanë me dalë në protestë disa këngëtarë të cilët më kanë thënë se do të dalin. Disa prej tyre postimin tim për protestën e sotme veç e kanë bërë storie por pas dy apo tre orësh e kanë larguar”, ka thënë Labi për Reporteri.net.
Ai thotë se mospërkrahja e protestës nga disa këngëtarë mund të jetë me faktin se kush e ka organizuar.
“Këtu thjesht mund të jetë inati, pse Labi ose Afrimi po organizon, kjo s’ka të bëjë me inati. Jam ngrit për secilin, por më nuk merrna me askënd”, ka thënë Labi.
Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas protestës së estradës ka thënë se nuk e di se kur mund të lejohet organizimi i dasmave. /Reporteri.net/.