Rep-artistët e njohur të estradës shqiptare, Capital T dhe Ledri Vula, janë prej më të pëlqyerit ndonjëherë.
Kjo vjen, pasi dyshja gjithmonë janë aktiv në prurjen e projekteve të reja, të cilat përçojnë energji pozitive tek fansat.
Së fundmi reperët kanë qenë në një linjë të drejtpërdrejt në rrjetin social Instagram, ku kanë folur rreth albumit të Capital T, “Skulpturë”.
Gjatë kësaj paraqitjeje ata kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre, i cili do të publikohet gjatë kësaj jave.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur që të dy, duke shkëputur pjesë nga videot ku ishin shfaqur së bashku.
Ndërkaq, në bisedën e zhvilluar mes njëri-tjetrit, Ledri dhe Kapo cituan se si kanë sjellë sërish në trend publikimin e albumeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.