Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, vazhdon të sjell projekte e bashkëpunime nga më të ndryshmet.


Ajo përpos muzikës, është aktive në rrjete sociale duke publikuar kështu imazhe atraktive nga jeta e përditshme.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Nora është fotografuar në një studio muzikore, duke bërë të ditur se është gati për këngën e radhës.

Reklamë

https://www.instagram.com/p/B9RewQ6pjdf/?utm_source=ig_embed

Imazhin e ka publikuar producenti i njohur, Mixey, i cili ka paralajmëruar se janë duke punuar në një projekt veror.

“Vibe veror me shoqen time, Nora Istrefi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.