Sinani dhe Sabriu do të vijnë me duet dhe koncert të përbashkët.
Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu prej vitesh jeton mes Amerikës dhe Kosovës.
Ai në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se ka në plan të bëjë një duet me Sabri Fejzullahun dhe ndoshta një mini koncert.
“Problemi është koha që po na mungon edhe disa probleme teknike”.
Sinani thotë se për fat të keq në Kosovë ka humbur tradita e koncerteve e që thotë se në vendet tjera të rajonit janë në rregull. Këngëtari i njohur thotë se e ka përjetuar mjaft vështirë kohën e pandemisë derisa ishte në Amerikë.
“Të shohësh Manhatanin të mbyllur tërësisht është e tmerrshme”. Ndryshe Sinani me Sabriun kanë mjaft duete gjatë karrierës së tyre të gjatë dhe të bujshme. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.