Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka në një konferencë për media tha se është i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se kjo ka tejkaluar pritshmëritë e tij.
Ai tha se nga 50% të votave të numëruara ka siguruar mbi 50 mijë votave, ndërsa pritshmëritë e tij janë që deri në fund të sigurojë mbi 80 mijë vota.
“Ne jemi të kënaqur. Kjo i ka tejkalu pritshmëritë tona. Kemi rezultat të shkëlqyeshëm dhe në të gjitha komunat udhëheqim 3 me 1, por kemi marrë vota edhe në të gjitha komunat maqedonase. Kjo është për tu shënuar, sepse siç e kemi thënë se koncepti ynë republikë për të gjithë, është koncept universal për të cilin do të votojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.”, theksoi Reka.
Ai tha se numri i siguruar prej 80 mijë votave është një korpus i ndryshimeve në Maqedoni dhe që delegjitimon pushtetin në Maqedoninë e Veriut.
“Ky korpus i votave paralajmëron një pranverë politike në të ardhmen, sigurisht në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen shumë shpejt”, theksoi Reka.
Ai përsëriti qëndrimin se Blerim Reka dhe dy partitë që e përkrahën nuk do të tregtojnë me votat e qytetarëve që e mbështetën kandidaturën e tij. Ai shtoi se lidhur me raundin e dytë shprehë rezerva se mund të arrihet cenzusi. (INA)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.