Një pjesë e ndërtesës së ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë është shembur para pak minutash, nga çka dyshohet se një person e ka pësuar.
Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda Policisë se një person është nën gërmadha dhe, sipas gjendjes, dyshohet se ka vdekur.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë akoma zyrtarisht detaje për rastin, mirëpo Reporteri.net mëson se dyshohet që një i ri që po punonte ka pasur fatin të ngelte nën rrënoja.
Mësohet se një eskavator tani është në vend të ngjarjes dhe është duke larguar pjesët e betonit nën të cilat dyshohet se ndodhet personi.
Për këtë rast, do t’ju mbajmë të informuar…
Shembet “Adriatiku” në Mitrovicë, dyshohet se ka zënë disa persona