Interi dhe Milani reaguan ndaj shqetësimit të ngritur ditët e fundit, nga agjencia e lajmeve “ANSA”, në lidhje me sigurinë e “San Siro”-s.
Media italiane njoftoi se u regjistruan disa dridhje në impiantin mitik milanez në një sektor të unazës së tretë, në sfidën e 7 prillit mes Interit e Atalantës.
“Dridhjet e regjistruara më 7 prill gjatë takimit Inter-Atalanta në ‘San Siro’ nuk e reduktojnë sigurinë e stadiumit, siç e tregon edhe analiza e kryer menjëherë nga bashkia”, theksojnë dy klubet e Milanos nëpërmjet një komunikate për shtyp.
“Gjatë një monitorimi të kryer në impiant u vu re fenomeni i dridhjes në një sektor specifik të unazës së tretë, që ishte mbi parametrat normalë, kështu që Bashkia e Milanos nisi menjëherë procedurat e duhura për të analizuar këtë fenomen dhe për të përcaktuar impaktin e tij. Nga verifikimi rezultoi se siguria e ‘San Siro’-s nuk është reduktuar aspak”.
Interi dhe Milani kanë vendosur tashmë t’i japin lamtumirën “San Siro”-s, pasi do të ndërtojnë një impiant të ri për të zhvilluar ndeshjet e tyre, që do të ketë një kapacitet prej 55-60 mijë vendesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.