Agon Amiga dhe ‘Munich Films’ kanë marrë iniciativë për artistët e rinj.


Agon Amiga përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram ka ftuar gjithë artistët e rinj në Evropë që t’i dërgojnë atij video të ‘freestyle’-t dhe fituesi i përzgjedhur do shpërblehet, shkruan lajmi.net.

Reperi në bashkëpunim me ‘Munich films’ ka vendosur që për fituesin e garës të përgatisin një video-projekt shpenzimet e të cilit do i kryejnë ata.

Reklamë

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë artistët e rinj që të tregojnë veten në nivelet më të larta.

/Reporteri.net/