Një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Artan Hoxha.
Sipas tij bëhet fjalë për 38-vjeçarin Oltian Veseli.
“I kam shkuar në shtëpi në Oltian Veseli. Në atë kohë sapo ishte depërtuar nga Afganistani. Ka ikur në 2003 për të bërë studime teologjike, kishte bërë stërvitje. Ka jetuar në Jemen dhe Pakistan. Ishte futur të luftonte është arrestuar nga marinsat amerikanë në një përplasje me talebanët. Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005 i është nënshtruar një hetimi. Në 25 qershor të 2006 ai është riatdhesuar në Shqipëri, nuk ta jepte përshtypjen që e kishte bërë atë. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshtë që: Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova”, ka thënë gazetari.
Nga ana tjetër gazetarja Klodiana Lala ka treguar se ai është futur në pistë dhe është autori që mban automatikun në foton e publikuar nga mediat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.