V.B., 27 vjeç, është nxjerrë pa shenja jete nga rrënojat e shembjes së ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë, shkruan Reporteri.net.


Pas më shumë se 6 orë kërkimi trupi i pa jetë i të riut që po punonte në objektin një pjesë të cilit u shemb të hënën pasdite, u gjet para pak minutash.

Ai u gjet pa shenja jete.

Reklamë

https://www.facebook.com/reporteri/videos/387819525143487/

Ndërkohë, deri më tash, dy persona janë ndaluar si të dyshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, për shembjen e një pjese të objektit të ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.

Të ndaluarit janë punëdhënësi dhe punëkryesi i punimeve në këtë objekt.

Në ndërtesë kanë qenë duke punuar gjithsej 4 persona. /Reporteri.net/.

Reklamë