×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen dy persona të dyshuar për shembjen në hotelin në Mitrovicë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 0:27

    Dy persona janë ndaluar si të dyshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, për shembjen e një pjese të objektit të ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.


    Të ndaluarit janë punëdhënësi dhe punëkryesi i punimeve në këtë objekt.

    Ndërkohë se prokuroria ka njoftuar se ka intervistuar edhe tre dëshmitarë të këtij rasti, që si pasojë e shembjes një i ri për disa orë qëndroi nën gërmadha.

    Ky i fundit para pak minutash është gjetur nga pjesëtarët e sigurisë, pas më shumë se gjashtë orë kërkim.

    27 vjeçari me inicialet V.B, është zënë nga shembja e hotelit në Mitrovicë derisa po punonte aty.

    Në ndërtesë kanë qenë duke punuar gjithsej 4 persona.

    E rëndë: 1 person është nën gërmadha në Mitrovicë, dyshohet se ka vdekur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!