Khloe Kardashian “ka thyer” heshtjen për fejesën e aluduar me Tristian Thompson, dhe është po aq konfuze sa të gjithë të tjerët!
Ylli i reality show, e cila ka një vajzë nga lidhja me ish-të dashurin basketbollist, True, reagoi përmes një statusi në Twitter duke shkruar:
“Prit…çfarë? Sapo hyra online dhe jam konfuze,” u shpreh ajo teksa i adresohej thashethemeve për romancën e përfolur me Tristian.
Fansat e Khloe nisën të spekulonin se 36 vjeçarja është fejuar me Thompson, pasi vunë re unazën që mbante në gisht në fotot e publikuara në Instagram për ditëlindjen e saj.
Gjithashtu burime të brendshme thanë se çifti po planifikonte një dasmë private me pak njerëz, në shtëpinë e Kim Kardashian.
Por, pas thashethemeve, një burim raportoi për “E!News” se gjërat midis dyshes së famshme po shkojnë shumë mirë, por ata nuk janë të fejuar.
Khloe dhe Tristian u ndanë rreth 1 viti më parë pas skandalit të puthjes së kanadezit me miken më të ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.