Tom Hanks ishte përballur me virusin Covid-19.
Aktori Tom Hanks ishte një nga të infektuarit me virusin Covid-19, shkruan lajmi.net.
Ai dhe gruaja e tij Rita Wilson, u prekën nga Covid-19 në fillim të marsit kur ishin duke xhiruar një film në Australi. 63-vjeçari për “The Guardian” e ka ndarë me të tjerët eksperiencën e tij.
“Kur u shtrova në spital isha i shqetësuar, pasi jam 63 vjeç, kam diabet dhe kam bërë operacion në zemër. Por, fatmirësisht nuk kisha shumë temperaturë dhe mushkëritë ishin në rregull, kështu që edhe mjekët më qetësuan”. Tom Hanks theksoi se ai dhe bashkëshortja nuk kanë pasoja nga Covid-19: “E kaluam për dy javë, patëm reagime të ndryshme. Gruaja humbi nuhatjen dhe kishte të përziera, ndërsa unë kisha dhembje trupi dhe isha i lodhur gjithë kohën”, është shprehur ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.