×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Thaçi infektohet me Coronavirus, tregon simptomat që po i përjeton

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 14:04

    Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.


    Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një apeli për kujdes në llogarinë e saj në facebook, ndërsa dhe ka treguar disa nga simptomat së cilës i janë shfaqur në ditët paraprake.

    Njoftimi i plotë:

    ”Të dashur miq e familjarë,

    Pas kaq muajve te kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.

    Unë hasa në këto simptoma

    Para dy dite, pra:

    Lodhje të madhe të trupit

    Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo koll.

    Temperaturë 37.5

    Pra këto ishin simptomat e mija.

    Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv”, thotë ajo.

    Artistja e muzikës shqipe, e acaruar madje ka edhe një mesazh për të infektuarit me koronavirus.

    ”Ju lutem mos fshehni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marre me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!

    Me respekt Adelina Thaçi-Meta”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!