×
  • Show Time
  • Show Time

    Adelina Thaçi tregon si është gjendja e saj pasi u infektua me coronavirus

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 8:47

    Këngëtarja Adelina Thaçi dje doli pozitiv me coronavirus.


    Ajo sot ka thënë se gjendja e saj është e mirë por se po frikësohet për familjen e saj.

    “Fëmijët e mi nuk e kanë përjetuar lehtë, vijnë fëmijët të më përqafin dhe nuk është ndjenjë e lehtë për nënën.

    Unë jam shumë mirë, por frikën e kam tek familjarët. Simptoma e parë e kam ndjerë një lodhje nga këmbët deri te koka. I thash bashkëshortit nuk po ndihna mirë, si një këputje, pastaj dhimbje e madhe e qafës”, tha Adelina për TV Dukagjini shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se revolta e saj është tek personat që tentojnë me fsheh virusin.

    “Mos ta marrin këtë pune si hajgare, nëse nuk po tregon që është pozitiv, e kanë ditë që është pozitiv dhe nuk tregojnë, nuk është marre me tregu se je me virus, është kulturë me tregu”, ka thënë Adelina. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!