×
  • Show Time
  • Show Time

    Rashica me gruan e djalin kthehen në Kosovë, kjo befasi i priti

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 21:12

    Një befasi e këndshme iu bë futbollistit Milot Rashica dhe bashkëshortes së tij, që sollën djalin për herë të parë në Kosovë.


    Milot Rashica bashkë me partneren e tij, Belkiz Kera dhe djalin Tianin, kanë udhëtuar për pushime në Kosovë.

    Atyre iu bë një befasi e këndshme në shtëpi, pasi sollën për herë të parë vogëlushin e tyre, Tianin.

    Ishte Belkiz ajo e cila publikoi imazhe në rrjete sociale, në të cilat shihej dhoma e dekoruar për mirëseardhjen e Tianit, ndërsa nuk mungoi as torta.

    “Mirë se vjen në shtëpi fëmijë”, ka shkruar Belkiz sipër njërës video, ku shihej se në dhomë po mbizotëronte ngjyra blu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!