Pas pak orësh pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti, ku do të marr vendime për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në këtë mbledhje, qeveria do t’i obligojë qendrat tregtare në Kosovë të punojnë me orarin 05:00-21:00, raporton sinjali.Me këtë orar, qendrat tregtare obligohen t’i përmbahen manualit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Obligohen të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës të ushtrojnë veprimtaritë tregtare prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.