Një burrë në moshë nga Mitrovica pësoi sulm teksa ecte, dhe ra përtokë afër urës së Ibrit.


Për fat të mirë në vendin e ngjarjes qëlluan dy profesionistë të cilët i dolën në ndihmë, shkruan Reporteri.

Doktori Gazmend Arifi dhe Fizioterapeuti Orhan Shabani, vepruan shpejt dhe arritën t’ia shpëtojnë jetën burrit nga Mitrovica.

Reklamë

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Reporteri, këta të dy, për disa minuta, u kujdesën për t’ia dhënë ndihmën e parë derisa erdhi emergjenca.

Pacienti shpëtoi falë tyre, dhe tani ekipet emergjente po merren me të. /Reporteri.net