Japonezi 33 vjeçar Masaru Abe në vitin 2017 kishte vendosur rekord të ri botëror, pasi arriti që me skuterin e tij me vetëm një rrotë të përshkojë 500 km.
E siç duket nga ai është inspiruar një djalë i ri nga Vushtrria, i cili është incizuar duke vozitur biçikletën e tij vetëm me rrotën e fundit, shkruan Reporteri.net.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si i riu vozitë një biçikletë e cila nuk e ka fare rrotën e parë.
Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe po komentohet shumë gjesti i të riut, pasi ky i fundit e vozitë me aq lehtësi thuajse të ishte biçikletë normale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.