Nuk kanë të ndalur sukseset për 14 vjeçaren Anjesa Limani me prejardhje nga Lipjani që jeton prej kohësh në Norvegji. 


Ajo të mërkurën ka zënë vendin e dytë në kampionatin botërorë në sportin akrobatik të quajtur ‘Cheerleading’ që u mbajt në Orlando të Floridas ku e përfaqësoi Norvegjinë, pra ka fituar medaljen e argjentë.

Reklamë

Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net Roza Limani, nëna e Anjeses.

“Anjesa ka fituar medaljen e argjentë në kampionatin botërorë të ‘Cheerleading’ që u mbajt në Orlando të Floridas”, ka deklaruar Roza për Reporteri.net.

Reporteri.net më 24 mars të këtij viti raportoi se Anjesa u bë kampione për herë të katërt e këtij sporti në Norvegji.

Reklamë

Kujtojmë se Anjesa është shpallur kampione e Evropës në këtë sport në vitin 2018. /Reporteri.net/.