Kohët e fundit, për shkak të pandemisë, maskat mbrojtëse janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve.
“Startupi” japonez, Donut Robotics doli me një risi interesante – ai krijoi një maskë të zgjuar, e cila lehtëson komunikimin gjatë distancimit shoqëror.
Maska e zgjuar C-Face në kombinim me aplikacionin, mund të të transkriptojë fjalimin, të rrisë vëllimin e zërit të përdoruesit dhe të përkthejë fjalimin në tetë gjuhë të ndryshme, shkruan CNN.
Për shkak se ka disa vrima në pjesën e përparme për qarkullimin e ajrit, C-Face nuk mund të ofrojë mbrojtje kundër COVID-19, transmeton Telegrafi.
Në vend të kësaj, ajo është krijuar për të lehtësuar komunikimin dhe vendoset mbi një maskë standarde për fytyrën.
Kjo mbulesë e re është bërë prej plastike dhe silikoni, dhe ka një mikrofon të integruar që lidhet përmes Bluetoothit në celularin e përdoruesit dhe mund të përkthejë në gjuhën kineze, koreane, vietnameze, indiane, angleze, spanjolle dhe frënge dhe anasjelltas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.