Embrionet mund të rrezikohen nga coronavirusi që në javën e dytë të shtatzënisë nëse nënat sëmuren. Këtë ka zbuluar një studim i fundit i shkencëtarëve britanike të cilët thonë se gjetjet e tyre përmes analizave të gjeneve kanë treguar se ka gjasa që covid-19 mund të ndikojë në aftësinë e embrionit për tu përshtatur siç duhet dhe zhvillohet në bark, duke shkaktuar probleme të ardhshme të fetusit.
Sipas studimit, në këtë fazë gjenet e proteinave i bëjnë qelizat më të ndjeshme për tu infektuar nga virusi në 14 ditët e para të zhvillimit. Është faza kur embrioni përshtatet në bark dhe nis procesin e rimodelimit në të gjitha indet.
Sidoqoftë, shkencëtarë thonë se duhen akoma më shumë studime për të faktuar 100% gjetjet e tyre. Ata shtojnë se ky zbulim i fundit ngre pikëpyetje të tjera për coronavirusin, më shumë sesa përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.